Media

Meditation on the cycle of nudes by Parid Dule

by Andi Bica

A strange painting exhibition inside an intimate environment in Tirane, ( Albania) small as well as social , surrounded with the mural on the ceiling , with friendly people and a host of other gravity in the lobby with wooden benches for the hosts as the train station where tickets were expected to counter the counter and served with feast images from curator co dialog. This is the air of a Love&Art event.

Like a Chamber of Albanian Post Modern Beauty created by the author Parid Dule , I felt this energy of his 12 artistic works in oil on canvas. The painting ” Symphony of Universe ” at the center of the composition, was explored by seeing how three nymphs with violin melody perform between their stellar galaxies .

The symbiosis of the painter and curator discern that arrives as a meeting point values with special emotion exposure brought some nudes published and some previously unrecognized by viewers of the author . It has even expressed surprised sensitive and erotic quality by the author to Femininity perimeter .

The curator of the exhibition on Pinguri Nurjona revealed her feelings towards assessing Dule painting treatise Women nymph and place which touches not as an object of entertainment but as brightness creatures .

Music as Nurjona tells, changed the air of this exhibition opening the evening with the sounds of notorious and cooler DJ Abbas the Father of Gjoleka, who illustrate with nice sounds the works of art under the rhythms of Acid Jazz and ravishing voice of Paolo Contes in the spaces Tirana’s Express Center .

Color and graphic balances are strained within the axis of this new painting of the artist , where both muse and stick to the left edge slightly skewed not extinguish the light , the third muse , who balanced somewhat oval light up on the opposite side .

Parid reveals texture that makes me see the cosmos through the vibrations of beauty to become more sensitive like the wave’s nature of light.

Psychological motive is regarded to the arched and naked girl emerging from the bath and the water droplets caress the hair , lips provocation comes sites , direct and penetrating . She moves everything inside of the visitor, as displayed on the canvas : she is so secret and soft , sweet and full of gusto.

Unique as phenomenon is spread between his nymphs the same as the expression that there are’n t two loves alike. Typology forms of nudes and portraits even if the model can be the same character is quite different from one painting to another .

A simple motive of Nude which is like a “Sleeping beauty” is extended by an idyllic nature nuance confronting to the other beauties.. The attitude reminds me of some classic nudes from world masters as Goya, Ingres or Rubens but with Dule’s originality stamp and distinct-ed by his deeper sound.

Poetically seen inside the painting of the “Girl in the bathroom”, the details of her neck followed from her closed eyes curving sideways , in the forms of the feminine body, feels authenticity accompanies the gesture all the delicacy of the fabric holding prayer as a rebel . In the background surrounded by warm spots and cold on the face , knees and chest is slightly affected by the color green , making me feel closer. Refraction in the brush strokes as on the system textile yarns craft work .

Hiding the half and full face , blindfolded and opened one eye , covered with hair river and followed by the revelation of feminine forms in standing position once gathered on the sofa as moving on the water lily , the live-coat times as the coal on fire. Wherever twist and turn each of these paintings Parid’s it stays balanced .

Femininity expression of his nudes is created in oil on canvas , decorated by our solid color , heated , coated with plants , flowers and primal shapes (circles , Triangulation , quadratic ) .

The Albanian painter Parid Dule comes to the public in his sincere way , a brave lover and romantic dreamer, selective in works and in a subsequent defense of certain values shown up in this exhibition, which marks a new stage in his creative life . The artist communicates through images with young people of any age , because it has the courage to be himself . The relationship with the cosmos on his adventurous journey keeps track from reality of the Albanian Beautie’s fountain leading him to an internal light and genealogical research .

E bukura mbi altar, Meditim mbi ciklin e nudove të piktorit Parid Dule

Një mjedis i vogël por intim, me murale edhe në tavan, me njerëz miqësorë e ftues dhe me një gravitet tjetër në hollin me stola të drunjtë për pritësit si stacioni i trenit ku priteshin biletat në sportelin e banakut dhe shërbehet çaj i nxehtë nga kuratorja bashkë dialoguese. Sapo hyra në dhomën e të Bukurës krijuar nga Paridi ndjeva energjinë e punëve artistike. U ndala pak më gjatë tek vepra “

Simfonia e Universit”. Në qendër të kompozimit rrinin tre muza femërore me violina që performojnë mes galaktikave melodinë e tyre yjore. Simbioza e kuratores me piktorin me sa shquaj mbërrin si një pikëtakim vlerash me një emocion të veçantë që solli ekspozimi i nudove të publikuara dhe të panjohura mëparë nga shikuesit prej Paridit. Edhe atë e ka befasuar Erotikja e shprehur ndjeshëm dhe me kualitet nga autori tek Feminiliteti rrethues. Kuratorja e ekspozitës Nurjona Pinguri më zbuloi ndjesitë e saj ndaj pikturës së Paridit duke vlerësuar trajtesën e Nimfave dhe vendin e Femrës të cilën Paridi e prek jo si objekt argëtimi por si një krijesë e ndritshme. Muzika më tregoi Nurjona gjalloi ajrin e mbrëmjes në hapje të ekspozitës me tingujt e Di Xheit të famshëm me pseudonimin Abazi i Ati i Gjolekës duke harmonizuar dhe lëvizur figurat e veprave të zgjedhura artistike nën ritmet relaksues të AC Jazz dhe zërin rrëmbyes të Paolo Contes brenda hapësirave të qendrës kulturore Tirana Express . Raportet koloristike dhe grafike brenda kuadrit ndihen të tendosura në aksin e pikturës, ku rrinë dy muza dhe në skajin e majtë anon jo pak e shuar në dritë, muza e tretë, që ekuilibrohet disi me dritën ovale lart në krahun e kundërt. Tekstura që Paridi shpërfaq më bën ta shoh kozmosin përmes vibrimeve të së bukurës për të më bërë ende më ndjeshme natyrën valore ose frekuencat e dritës. Në rrafshin psikologjik tek motivi i vajzës nudo të harkuar që del nga banja dhe piklat e ujit i përkëdhelin flokët, buzët e faqet provokimi vjen, direkt dhe depërtues. Ajo më lëviz gjithçka në brendi, ashtu si shfaqet në telajo: sekrete dhe e butë, e ëmbël dhe plot gusto. Papërsëritja si dukuri mes Nimfave të Paridit ndihet në shprehësinë se nuk ka dy dashuri njësoj. Format e nudove dhe tipologjia e portretit edhe nëse modelja mund të jetë po i njëjti personazh është krejt e ndryshme nga njëra pikturë tek tjetra. Ndalem tek thirrja e nudos së shtrirë në përfjetje dhe që më ngjan se ndryshoka pak nga natyra idilike rrethuar me sfumatura tek bukuroshet e tjera. Qëndrimi klasik më kujtoka disa nudo nga mjeshtra botëror të penelit që i shoh të mbivendosura, por origjinaliteti dhe shprehia e veçantë, bart një tingull tjetër. Poetikja shihet tek qafa e saj që hepohet symbyllurazi lart, në format e trupit ndihet vërtetësia e trupit femëror; shoqëruar e gjitha nga delikatesa e gjestit të mbajtjes së pëlhurës si një lutje rrebele. Në sfond rrethohet nga njolla të ngrohta e të ftohta dhe në fytyrë, gjunjë dhe kraharor është e prekur lehtas me ngjyrën e blertë duke më bërë ta ndiej më të afërt. Përthyerja në penelata më ngjasoka me sistemin e fijeve të tekstilit të një pune artizanale.

Fshehja e fytyrës së mbuluar përgjysëm dhe plotësisht, symbyllur dhe njërin sy çelur, mbulohet edhe me lumnajën e flokëve ndiqet nga zbulesa e formave femërore në qëndrimin herë këmbë mbledhur mbi divan duke lëvizur si zambak mbi ujëra e herë si gacë e prush mbi flakë. Ngado ta rrotullosh secilën nga këto piktura të Parid Dules ajo qëndron e balancuar. Kjo shprehje feminiteti dhe ekuilibri në ciklin e nudove në vaj mbi telajo, dekorohet nga ngjyra e tone të forta e të ndezura, të veshura nga bimë, lule apo forma parake (rrathë, trekëndorë, kuadrate). Paridi vjen tek kjo ekspozitë i sinqertë, ëndrrimtar si një i dashur romantik, përzgjedhës, mbrojtës dhe vijues i disa vlerave në këtë ekspozitë që shenjon një stad tjetër në jetën e tij si krijues. Komunikon përmes imazheve me të rinjtë e çdo moshe sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Raportin me kozmosin në rrugëtimin e tij stilistik e shoh si kapërcim që ruan gjurmët nga kroi i bukurive femërore drejt kërkimit të brendshëm të gjenezës. Biografia Artistike Parid Dule është piktor, dekorator në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe mjeshtër i arteve marciale (i lindur më 1969 në Tiranë). Si kampion sporti Paridi është formues dhe promovues i talenteve dhe profesionistë të rinj ndërkombtarë. Paridi si artist pamor është vlersuar me blerjen e një pune nga ish sekretari i OKB Peres Dekuelar, kur vizitoi Tiranën në vitet ’80, gjatë një aktiviteti artistik. Është realizues i disa ekspozitave personale të çelura nga viti 1979 në shumë qytete të vendit. Piktori aplikon pikturën në vaj akuarel, pastel, miks dhe vizatime. Paridi si pjestar i një familjeje artistësh pamor vijon artin si nip i skulptorit Hektor Dule dhe bir i piktorit Bardhyl Dule duke ia mbrujtur djalit të tij Matis Dules po i talentuar në pikturë dhe karate. Ekspozitat më të afërta në kohë janë: – 2011 – Ekspozita në Muzeu Historik Kombëtar e titulluar “Katër Stinët e Vivaldit”, Tiranë. – 2013 – Ekspozita “Katër Stinët” në bashkpunim me Qendrën e Kulturës ‘Koco Racin’ në Kinotekën e Qytetit, Shkup, Maqedoni. – 2014 – Ekspozita Nimfat – Nymphea në Qendrën Kulturore Tirana Express.